Artikull
“Kozlloduj” mund të marrë pjesët e ndërrimit nga Rusia
Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” i jepet leja për të porositur nga Rusia pjesët e nevojshme
Mërkurë 25 Mars 2026 17:08
Mërkurë, 25 Mars 2026, 17:08
FOTO: Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj”
Madhësia e shkronjave
Me një vendim, Këshilli i Ministrave lejoi Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”të importojë nga Rusia pjesët e nevojshme për ndërrim dhe të marrë ndihmë teknike sipas kontratave të specifikuara qartë. Përjashtimi do të vlejë deri në përfundimin e afateve të këtyre kontratave. Qeveria shpjegon se prioritet kryesor në funksionimin e centralit është ruajtja e nivelit më të lartë të sigurisë teknike dhe bërthamore. Duke qenë se një pjesë e madhe e sistemeve dhe pajisjeve janë me origjinë ruse, disa furnizime të nevojshme për funksionimin e besueshëm të blloqeve 5 dhe 6 duhet të realizohen nga kontraktorë rusë.
Termocentrali Bërthamor “Kozlloduj” është i vetmi në Bullgari dhe prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend, duke siguruar mbi një të tretën e prodhimit vjetor. Ky vendim vjen pas ndërrimit të membranave ruse më to të prodhuara në Bullgari, gjë që shkaktoi një seri ndalimesh të bllokut 6 dhe humbje prej dhjetëra milionë eurosh.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova