Artikull
Enjte 26 Mars 2026 05:20
Enjte, 26 Mars 2026, 05:20
FOTO: Shtëpia botuese “Az-buki”
Madhësia e shkronjave
Shtëpia botuese për Arsimin dhe Shkencën “Az-buki” do të prezantojë botimin shkencor me dy vëllime “Historia ekonomike e bullgarëve në Perandorinë Osmane” (shekulli XV – fillimi i shekullit XX). Në prezantim do të marrin pjesë prof. Ivan Rusev – përpilues dhe redaktor i botimit, dhe Emill Spahijski – drejtor i Shtëpisë Botuese “Az-buki”. Monografia kolektive me dy vëllime bashkon punën e 27 autorëve – studiues të njohur dhe të rinj – të cilët në 26 kapituj tematikë ndjekin aspektet kryesore të zhvillimit ekonomik të bullgarëve gjatë periudhës osmane. Studimi ofron një lexim bashkëkohor shkencor të proceseve ekonomike, strukturave sociale dhe praktikave ekonomike në trojet bullgare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova