LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 26 marsin 2026

Moti po përkeqësohet

Mërkurë, 25 Mars 2026, 20:10

Parashikimi i motit për 26 marsin 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të enjten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1 dhe 6°. Për Sofjen priten rreth 3°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të shpërndara të larta. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa në zonat përgjatë shpateve veriore të maleve dhe në luginën e lumit Struma do të fryjë erë e fortë nga jug-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 18°, ndërsa në zonat e ndikuara nga era jugore do të jenë me 2–3° më të larta. Në kryeqytet temperatura do të jetë rreth 18°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Do të fryjë erë mesatare nga veri-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9 deri në 10°. Temperatura e ujit të detit është nga 7 deri në 9°. Dallgëzimi i detit do të jetë mesatar, rreth 2–3 ballë.

Në male vranësirat do të jenë të shpërndara, kryesisht të larta, ndërsa rreth dhe pas mesditës në masivet e gjysmës perëndimore të vendit do të zhvillohen re të dendura. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në zonat më të larta dhe në disa vende përgjatë shpateve veriore, erë e fortë deri në stuhi nga jug-jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi mbidetare do të jetë rreth 7°, ndërsa në 2000 m do të jetë deri në 0°.

Të premten vranësirat do të shtohen dhe nga perëndimi drejt lindjes në shumë vende do të ketë reshje shiu. Pasdite era do të orientohet nga veriperëndimi, do të forcohet deri në mesatare dhe me të do të depërtojë ajër i ftohtë. Në Bullgarinë Perëndimore temperaturat do të ulen, ndërsa në zonat qendrore dhe lindore do të mbeten ende deri në 18–19°.


Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova