EKONOMI

Artikull

Sektori bankar nuk është i prekur drejtpërdrejt nga situata në Lindjen e Mesme

Enjte, 26 Mars 2026, 10:49

Sektori bankar nuk është i prekur drejtpërdrejt nga situata në Lindjen e Mesme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në këtë fazë, sektori bankar nuk është i prekur drejtpërdrejt nga situata në Lindjen e Mesme. Ky është përfundimi nga takimi i kryeministrit në detyrë Andrej Gjurov me kryetarin e Këshillit Fiskal Simeon Djankov, përfaqësuesit e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Viktor Iliev dhe Georgi Çanev, si dhe sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës së Bankave Xhejms Jollovski. Takimi u zhvillua në lidhje me paketën e masave që po përgatit qeveria për të adresuar ndikimin e situatës në Lindjen e Mesme mbi qytetarët dhe biznesin në vend, njofton Këshilli i Ministrave. “Deri më tani praktika ka qenë të zbatohen masa të gjera me “para nga helikopteri”, të cilat transferohen në pritshmëri inflacioniste. Tani po investojmë kohë dhe përpjekje për një qasje më të synuar. Masa e parë e aktivizuar është e drejtuar ndaj personave me të ardhurat më të ulëta”, deklaroi Andrej Gjurov.

Në Bankën Kombëtare Bullgare po përgatitet një parashikim makroekonomik sipas skenarëve të ndryshëm të mundshëm. Masat e mirë-orientuara të politikës fiskale mund të kufizojnë efektet dytësore, tha Viktor Iliev.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova