Enjte 26 Mars 2026 11:22
Enjte, 26 Mars 2026, 11:22
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Çmimet e karburanteve në vend vazhdojnë të rriten, sipas të dhënave të platformës “Fjuello”. Benzina më e përdorur A95 u shtrenjtua me 0.06 euro për litër, ose me 4.29% gjatë javës së kaluar. Aktualisht, çmimi i saj është 1.46 euro për litër, krahasuar me 1.40 euro më 19 mars. Në bazë mujore, rritja arrin në 0.20 euro për litër, ose 16.13%.
Rritja më e ndjeshme vërehet te nafta. Gjatë javës së fundit, çmimi i saj u rrit nga 1.54 euro në 1.62 euro për litër, ose me 6.19%. Brenda një muaji, nafta u shtrenjtua me 0.35 euro për litër, që përbën një rritje prej 27.56%.
Çmimi i propan-butanit u rrit me 3.08%. Për metanin nuk vërehet ndryshim javor, ndërsa benzina A98 premium u shtrenjtuar me 3.73%.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova