SHOQËRI

Artikull

Mblidhen materiale për traditën e gjallë të kopshtarisë bullgare në Sllovaki

Enjte, 26 Mars 2026, 12:17

Mblidhen materiale për traditën e gjallë të kopshtarisë bullgare në Sllovaki

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Bashkimi Kulturor Bullgar në Sllovaki po mbledh fotografi dhe materiale video për traditën bullgare të kopshtarisë. Ato nevojiten për përgatitjen e një kandidature për përfshirjen e kopshtarisë bullgare si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale në vend, njoftoi në Facebook kryetarja e shoqatës kulturore dhe redaktorja e revistës “Bashkatdhetar”, Denica Sekuliçka.

Nisma do të tregojë se kopshtaria bullgare vazhdon të ekzistojë edhe sot. “Siç e dini, po përgatisim kandidaturën që kopshtaria bullgare të regjistrohet si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale në Sllovaki. Për të treguar se ajo jeton edhe sot, kemi nevojë për fotografi dhe video të realizuara gjatë 5 viteve të fundit”, thekson Sekuliçka. Nga Bashkii sqarojnë se pranohen lloje të ndryshme materialesh. “Mund të dërgoni fotografi të vetë kopshteve, serave dhe serrave plastike, foto nga puna juaj në kopsht, të korrave – domate, speca, kastravecë dhe gjithçka që lidhet me traditën bullgare të kopshtarisë. Pranojmë edhe video të shkurtra”, thuhet në njoftim.

Materialet mund të dërgohen përmes mesazheve private ose në adresën elektronike të Bashkimmit bkz.ba1@gmail.com, ndërsa organizata shpreh mirënjohje për të gjithë ata që do të përfshihen në këtë nismë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova