LAJME

Artikull

Bullgaria dyfishoi shpenzimet për mbrojtje gjatë dekadës së fundit

Enjte, 26 Mars 2026, 16:38

Bullgaria dyfishoi shpenzimet për mbrojtje gjatë dekadës së fundit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nga viti 2014 deri në 2025, Bullgaria rriti thuajse dyfish fondet për mbrojtje – nga 1.31% në 2.14% të PBB-së, sipas të dhënave nga raporti vjetor i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i prezantuar sot dhe cituar nga agjencia BTA. Për vitin e kaluar, vendet e aleancës rritën shpenzimet ushtarake me 2.77% të PBB-së, ndërsa vendi ynë regjistroi një rritje prej 13.78%.

Sipas raportit, në vitin 2025 pritet që shpenzimet e Bullgarisë për mbrojtje të përbëjnë 2.14% të PBB-së së saj, transmetoi korrespondentja jonë në Bruksel, Angelina Piskova. Në vlerë absolute, kjo përkon me rreth 2.755 miliardë dollarë ose përafërsisht 5 miliardë leva.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova