SHOQËRI

Artikull

Rritet prania e gjuhës bullgare në universitetet e huaja

Enjte, 26 Mars 2026, 17:25

Rritet prania e gjuhës bullgare në universitetet e huaja

FOTO: Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

Madhësia e shkronjave

Rritja e lektorateve të gjuhës bullgare jashtë vendit u diskutua në një takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës mes ministrit në detyrë Sergej Ignatov dhe profesorëve të gjuhës bullgare në universitete të huaja, njoftojnë nga Ministria. U diskutua gjithashtu krijimi i një banke me filma bullgarë për të mbështetur veprimtarinë mësimore. Tema e takimit ishin edhe mundësitë për zhvillimin e seminareve verore për studentët që studiojnë gjuhën bullgare, përfshirë studentë të huaj dhe bullgarë etnikë që dëshirojnë të njohin më mirë vendin tonë.

Zëvendësministrja Natalia Mihalevska i njohu lektorët me disa nga programet e Ministrisë së Arsimit – ndër to “Historitë e pashpjeguara të bullgarëve”, e fokusuar në gjurmët bullgare jashtë vendit. Ajo i ftoi gjithashtu pjesëmarrësit të zhvillojnë dhe të ofrojnë projekte të tyre kulturore, të lidhura me promovimin e gjuhës bullgare dhe të kushtuara përvjetorëve të rëndësishëm. Zëvendësministrja njoftoi se së shpejti do të dërgohen materiale të lidhura me shënimin e 150-vjetorit të Kryengritjes së Prillit.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova