EKONOMI

Artikull

Bullgaria mbështet një Politikë të fortë të Përbashkët Bujqësore të fortë në BE

Enjte, 26 Mars 2026, 19:00

Bullgaria mbështet një Politikë të fortë të Përbashkët Bujqësore të fortë në BE

FOTO: mzh.government.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria dhe Rumania iu bashkuan pjesëmarrësve në një takim të ministrave të bujqësisë nga Grupi i Vishegradit në Budapest, i përkushtuar së ardhmes së Politikës së Përbashkët Bujqësore (PPB) të Bashkimit Evropian pas vitit 2027.

Ministri i përkohshëm i bujqësisë, Ivan Hristanov, theksoi se për Bullgarinë është e rëndësishme ruajtja e një PPB-je të fortë dhe mirë të financuar, që garanton sigurinë ushqimore dhe të ardhura të qëndrueshme për fermerët. Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për konvergjencë të jashtme të subvencioneve, pasi shtetet me ekonomi më të vogla kanë vështirësi t’i kompensojnë dallimet me fonde kombëtare.

Gjatë takimit, vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët për ruajtjen e financimit të PPB-së dhe mbështetjen e masave agro-ekologjike në BE. Dokumenti do të prezantohet në mbledhjen e Këshillit të Bujqësisë dhe Peshkimit të BE-së më 30 mars në Bruksel.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova