Artikull
Parashikimi i motit për 27 marsin 2026
Temperatura pranverore dhe reshje shiu në pothuajse të gjithë vendin
Enjte 26 Mars 2026 19:35
Enjte, 26 Mars 2026, 19:35
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës, vranësirat mbi vend do të shtohen dhe ditën e premte moti do të jetë i vranët. Në mëngjes, në pjesën perëndimore do të nisin reshjet e shiut, të cilat deri në mbrëmje do të përfshijnë pothuajse të gjithë vendin. Në zonat më të larta malore priten reshje dëbore. Në shumë vende reshjet do të shoqërohen me bubullima dhe, sidomos në pjesën perëndimore dhe në zonat malore, do të jenë me intensitet të konsiderueshëm. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Sipërme përkohësisht e fortë nga lindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, ndërsa në Sofje rreth 6°. Temperaturat maksimale në shumicën e rajoneve do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, ndërsa në Sofje rreth 12°.
Në zonat malore moti do të jetë i vranët. Reshje dëbore do të ketë në zonat mbi 1400 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në pjesët më të ulëta do të bjerë shi. Do të fryjë erë e fortë dhe me stuhi nga jugu-juglindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 4°, ndërsa në 2000 metra – rreth minus 2°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbizotërojë mot i vranët. Pasdite priten reshje shiu në bregdetin jugor, ndërsa në mbrëmje edhe në atë verior. Do të fryjë erë mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë rreth 9°, ndërsa temperatura e ujit të detit 7°–9°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova