Artikull
Gjykata e BE-së mori vendime mbi ankesa të rëndësishme nga Bullgaria
Premte 27 Mars 2026 10:25
Premte, 27 Mars 2026, 10:25
FOTO: Reuters
Madhësia e shkronjave
Gjykata e BE-së hodhi poshtë kërkesën e partisë “Vëzrazhdane” për pezullimin e përkohshëm të vendosjes së euros në Bullgari, raporton BNR. Kjo bëhet e qartë nga vendimet e kryetarit të Gjykatës së Përgjithshme lidhur me ankesat e Rumjana Çenallova dhe Stanimir Minkov, si dhe të Stanisllav Stojanov nga partia “Vëzrazhdane” dhe grupit të ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian “Evropa e Kombeve Sovrane”, për pezullimin e përkohshëm të pranimit të euros në Bullgari nga 1 janari 2026.
Kryeministri aktual teknik i Bullgarisë Andrej Gjurov u shkarkua në mënyrë të ligjshme para afatit nga posti i nënguvernatorit të Bankës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo rezulton nga një opinion i publikuar i avokatit të përgjithshëm të Gjykatës së BE-së. Ai lidhet me një ankesë të paraqitur nga M.A.; pas inicialeve qëndron Andrej Gjurov, thanë për BNR burime nga Luksemburgu.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova