LAJME

Artikull

Bullgaria renditet e 25-ta në botë për shërbimet e deleguara

Premte, 27 Mars 2026, 11:10

Bullgaria renditet e 25-ta në botë për shërbimet e deleguara

FOTO: https://ataraxismgmt.com

Madhësia e shkronjave

Bullgaria renditet e 25-ta në botë për konkurrueshmëri në fushën e shërbimeve të deleguara. Studimi “Indeksi Global i Talenteve për Shërbimet e Deleguara 2026” (Global Outsourcing Talent Index) përfshin 195 vende, raporton BTA. Bullgaria vlerësohet në raport si një udhëheqëse në zhvillim. Në këtë kategori janë edhe tre vende të tjera nga Bashkimi Evropian: Rumania (vendi i 10-të), Polonia (vendi i 14-të) dhe Hungaria (vendi i 21-të). Rumania është gjithashtu i vetmi vend që përfaqëson Evropën në dhjetëshen më të mirë botërore.

Avantazhi kryesor konkurrues i Bullgarisë, sipas raportit, mbeten kostot e punës në krahasim me Evropën Perëndimore dhe niveli i mirë i zotërimit të gjuhës angleze. Falë këtyre faktorëve, vendi arrin të dallohet. Për nga rëndësia në sektorin e shërbimeve të deleguara, Bullgaria renditet e pesta në Evropë. Në krye të indeksit global janë Filipinet, të ndjekura nga Malajzia dhe India.

Me paraqitjen e saj të përgjithshme në indeksin global të këtij viti për talentet në shërbimet e deleguara, Bullgaria lë pas vende tradicionalisht të konsoliduara në këtë fushë si Çekia (vendi i 27-të), Mbretëria e Bashkuar (vendi i 29-të) dhe Portugalia (vendi i 30-të).

Indeksi global i talenteve për shërbimet e deleguara i vlerëson vendet sipas pesë faktorëve kryesorë: kostot e punës (52.5% e vlerësimit), njohja e gjuhës angleze (20%), disponueshmëria e talenteve (17.5%), infrastruktura digjitale (5%) dhe stabiliteti i biznesit, ligjor dhe politik (5%).


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova