LAJME

Artikull

Bullgarët i druhen humbjes së vendeve të punës nga IA

Premte, 27 Mars 2026, 11:59

Pllamen Dimitrov

Pllamen Dimitrov

FOTO: BTA, arkiv

Madhësia e shkronjave

Mbi 50% e punonjësve në Bullgari shprehin shqetësim për humbjen e vendeve të punës për shkak të robotizimit dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Pllamen Dimitrov, në një fjalim drejtuar konferencës “Nga dialogu social në veprim: Rruga e një tranzicioni të drejtë digjital”. Para forumit në Sofje, Dimitrov theksoi se ky tranzicion kërkon marrjen e vendimeve që garantojnë sigurinë e punëtorëve, përmes zbatimit të legjislacionit evropian për inteligjencën artificiale. Si hapa të rëndësishëm të ndërmarrë për një rregullim më njerëzor dhe më të përgjegjshëm të përdorimit të inteligjencës artificiale në vendin e punës, ai përmendi ndryshimin ligjor të vitit 2024, i cili vendosi të drejtën për t’u shkëputur nga mjedisi digjital i punës.Sipas tij, kjo siguron gjithashtu “mbrojtje nga çnjerëzimi” në vendin e punës.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova