SHOQËRI

Artikull

Sofja sërish është pjesë e iniciativës “Ora e Tokës”

Shtunë, 28 Mars 2026, 09:00

Sofja sërish është pjesë e iniciativës “Ora e Tokës”

FOTO: WWF Bulgaria

Madhësia e shkronjave

Kryeqyteti bullgar i bashkohet iniciativës globale “Ora e Tokës”, e cila këtë vit shënohet më 28 mars. Kryesorja me të cilën bashkia e Sofjes dhe WWF Bullgaria do të shënojnë 20-vjetorin e fushatës është një pastrim i madh vullnetar i brigjeve të lumit Kakaç, i cili kalon nëpër Parkun Verior të qytetit, njoftuan nga qendra e shtypit e Bashkisë.

Lumi Kakaç në Parkun Verior në Sofje

FOTO: bg.wikipedia.org

Për jubileun e “Orës së Tokës” disa nga semaforët në pjesën qendrore të Sofjes do të jenë me sinjal të gjelbër të ndryshuar, i cili do të jetë në formën e një zemre.

FOTO: BGNES

Në mbrëmjen e së shtunës, pikërisht ndërmjet orës 20:30 dhe 21:30, ndriçimet e fasadave dhe projektorët e jashtëm të një sërë ndërtesash simbolike në Sofje do të fiken.

Të gjithë banorët dhe vizitorët e qytetit mund të bashkohen me iniciativën globale, duke fikur ndriçimin në shtëpitë e tyre në të njëjtin interval kohor – nga ora 20:30 deri në 21:30.


Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski