Shtunë 28 Mars 2026 20:00
Shtunë, 28 Mars 2026, 20:00
FOTO: Freepik
Madhësia e shkronjave
Në orën 03:00 të datës 29 mars në Bullgari vendoset ora verore, që do të thotë se duhet të lëvizim akrepat e orëve tona një orë përpara.
Kështu, në natën e 28 kundrejt 29 marsit do të flemë një orë më pak. Përveç lodhjes pranverore, e cila te shumë njerëz me gjasë do të rritet si pasojë e gjumit më të shkurtër, ora verore ka edhe disa përparësi të mrekullueshme – pjesa e ndriçuar e ditës është shumë më e gjatë dhe në kombinim me motin më të ngrohtë dhe natyrën e gjelbëruar ofron mundësi të panumërta për pushim aktiv pas ditës së punës.
Ora verore do të jetë në fuqi deri më 25 tetor 2026, kur do t’i kthejmë orët një orë prapa. Ajo vendoset në zbatim të Direktivës 2000/84/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian nga 19 janari 2001.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski