Artikull
Prof. Emanuell Mutafov në drejtimin e Bashkësisë së Akademive
Premte 27 Mars 2026 15:54
Premte, 27 Mars 2026, 15:54
Prof. Emanuell Mutafov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë, prof. dr. Emanuell Mutafov, u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të Bashkësisë Ndërkombëtare të Akademive pas një votimi të fshehtë nga përfaqësuesit e 42 akademive, njoftuan nga Akademia Bullgare e Shkencave. Me numrin më të madh të votave u zgjodh prof. Huan Antonio Mariano Macei nga Akademia Kombëtare e Mjekësisë në Buenos Aires. Me numër të barabartë votash pas tij u renditën prof. Mutafov dhe prof. Hans Joahim Shellenhuber nga Akademia Papnore e Shkencave në Romë.
Këshilli Drejtues miraton buxhetin, politikat e zhvillimit, shpreh qëndrime me karakter shkencor dhe kulturor dhe organizon veprimtari shkencore në nivel botëror. Një nga synimet kryesore të Bashkësisë Ndërkombëtare të Akademive është rimëkëmbja e Akademisë së Platonit në Athinë, së bashku me një muze dhe një qendër kërkimore.
Studiuesi bullgar i historisë bizantine, përkthyes dhe profesor i artit mesjetar dhe të Rilindjes, prof. Emanuell Mutafov, është drejtor i Institutit për Studimin e Kulturës pranë Akademisë së Shkencave të Bullgarisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova