Artikull
Premte 27 Mars 2026 16:40
Premte, 27 Mars 2026, 16:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria pret një sezon veror me rritje të moderuar. Vendi synon të pozicionohet si një destinacion i sigurt, mikpritës dhe i përballueshëm në kushtet e një situate të ndërlikuar gjeopolitike, njoftoi ministrja në detyrë e turizmit, Irena Georgieva. Aktualisht, rezervimet nga tregjet kryesore janë rritur me rreth 1% krahasuar me vitin 2025. Gjatë dy muajve të mbetur deri në fillimin e sezonit, përpjekjet do të përqendrohen në promovim në tregje kyçe si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Polonia dhe Çekia, si dhe në Itali dhe Spanjë.
Prioritet mbetet tregu i brendshëm – gjatë verës së vitit 2025 u regjistruan mbi 5.2 milionë turistë, prej të cilëve 2.8 milionë ishin të huaj.
Aktualisht po diskutohen masa mbështetëse si kompensime për energjinë elektrike dhe karburantet, si edhe ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar në 9% për sektorin e restoranteve, si dhe dhënia e kuponëve për udhëtime të parealizuara në raste të jashtëzakonshme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova