EKONOMI

Artikull

Banka Qendrore e Bullgarisë paralajmëron:

Inflacioni mund të përshpejtohet për shkak të situatës në Lindjen e Mesme

Premte, 27 Mars 2026, 17:25

Banka Qendrore e Bullgarisë paralajmëron:

FOTO: BТА

Madhësia e shkronjave

Banka Qendrore e Bullgarisë paralajmëroi se inflacioni mund të përshpejtohet për shkak të konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme. Për ndikimin e mundshëm mbi ekonominë bullgare, institucioni përgatiti një skenar bazë dhe dy skenarë negativë në rast të një goditjeje më të fortë energjetike. Sipas skenarit bazë, inflacioni mesatar vjetor pritet të rritet në 3.7% gjatë vitit 2026, dhe më pas të ngadalësohet në 3.2% në vitet 2027 dhe 2028.

Në rast se realizohet skenari negativ, inflacioni mesatar vjetor do të ishte më i lartë se në skenarin bazë me 0.7% në vitin 2026, me 1.4% në vitin 2027 dhe me 0.6% në vitin 2028. Ndërsa në skenarin shumë negativ, inflacioni do ta tejkalonte atë të skenarit bazë me 1.2% në vitin 2026, me 3.4% në vitin 2027 dhe me 2.3% në vitin 2028.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova