LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë fundjavës moti në Bullgaria do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten edhe reshje bore

Premte, 27 Mars 2026, 18:22

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: прогноза

Madhësia e shkronjave

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3 dhe 8°C. Në Sofje priten rreth 4°C. Para mesditës, në shumë zona të Bullgarisë Jugore reshjet do të ndalen përkohësisht dhe vranësirat do të shpërndahen pjesërisht. Pasdite, vranësirat do të shtohen sërish dhe do të ketë reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në pjesët e tjera gradualisht do të kthehet nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 11 deri në 16°C, ndërsa në kryeqytet rreth 10°C.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12 deri në 14°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë ndërmjet 7 dhe 9°C, ndërsa dallgëzimi rreth 2–3 ballë.

Në zonat malore moti do të jetë i vranët me reshje bore, ndërsa nën 1200 metra priten reshje të përziera shiu dhe bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu-juglindja. Temperatura maksimale në 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 3°C, ndërsa në 2000 metra do të zbresë deri në -2°C.

Të dielën ka gjasë të shtuar që në gjysmën lindore të Bullgaria reshjet të jenë më intensive. Do të fryjë erë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime të ndjeshme, por gjatë ditës së diel do të jenë relativisht më të ulëta, kur edhe reshjet pritet të jenë më të shumta.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova