Artikull
Hënë 30 Mars 2026 09:42
Hënë, 30 Mars 2026, 09:42
FOTO: alpharesearch.bg
Madhësia e shkronjave
Pas javës së parë të fushatës parazgjedhore, pesë janë forcat politike që konsiderohen të sigurta për të hyrë në parlamentin e ardhshëm, ndërsa një tjetër ndodhet në pragun minimal, njoftoi për Radion Kombëtare Bullgare Borjana Dimitrova nga agjencia “Alfa Research”. Ajo paraqiti të dhënat nga një sondazhi përfaqësues për popullsinë madhore të vendit, i financuar nga Radioja Kombëtare. Anketimi tregon se asnjë nga forcat politike nuk pritet të ketë shumicë në parlamentin e ri. Sondazhi u realizua me 1000 persona në periudhën 19–26 mars 2026, përmes intervistave të standardizuara me tabletë në shtëpitë e të anketuarve.
Nga ata që janë të vendosur të votojnë, 30.8% do të mbështesnin “Bullgaria Progresive”. Në vend të dytë renditet koalicioni GERB-SDS me 21.2% të preferencave. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” është në vend të tretë me 11.1%. Pas tyre vijnë DPS me 9.8% dhe “Vëzrazhdane” me 6.9%.
Sipas “Alfa Research”, nën pragun prej 4% për hyrjen në parlament mbetet “BSP – e majta e bashkuar” me 3.9%, ndërsa “Moral, unitet, nder” ka 3% mbështetje.
55.8% e të anketuarve deklarojnë se kanë ndërmend të votojnë, që përbën rreth 3 milionë persona. 29.5% janë të prerë se nuk do ta ushtrojnë të drejtën e votës.
Të dhënat vijnë nga një sondazh përfaqësues për popullsinë madhore të vendit, i realizuar nga agjencia “Alfa Research”, me kontratë dhe financim nga Radioja Kombëtare Bullgare.
Redaktoi: Ivo Ivanov Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova