Artikull
Pas miratimit të euros, Fitch konfirmon vlerësimin kreditor të Bullgarisë
Hënë 30 Mars 2026 10:49
Hënë, 30 Mars 2026, 10:49
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Agjencia e Vlerësimit Kreditor “Fitch Ratings” konfirmoi vlerësimin afatgjatë të Bullgarisë në valutë të huaj në nivelin “BBB+” me perspektivë të qëndrueshme. Vlerësimi pasqyron pozicionin e qëndrueshëm të jashtëm dhe fiskal të vendit, si dhe kornizën e besueshme politike, të mbështetur nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në eurozonë, thuhet në arsyetimin e vlerësimit, sipas Agjencisë Telegrafike Bullgare.
Ndërkohë, qeveritë koalicione të paqëndrueshme dhe zgjedhjet e shpeshta gjatë viteve të fundit kanë ngadalësuar përparimin në zbatimin e reformave. Agjencia vëren se, nëse ritmet aktuale të rritjes vazhdojnë, të ardhurat për frymë pritet të mbeten më të ulëta krahasuar me vendet me vlerësim të ngjashëm.
Perspektiva e qëndrueshme pasqyron pritjet e “Fitch”, se pasiguria e ripërtërirë politike e brendshmedhe rreziqet gjeopolitike të jashtme nuk do të pengojnë rritjen solide ekonomike të Bullgarisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova