LAJME

Artikull

Kryeministri në detyrë, së bashku me pesë ministra, ndodhet për vizitë në Kiev

Hënë, 30 Mars 2026, 11:07

Kryeministri në detyrë, së bashku me pesë ministra, ndodhet për vizitë në Kiev

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Një delegacion bullgar, i kryesuar nga kryeministri në detyrë Andrej Gjurov, mbërriti në Kiev. Kryeministri do të zhvillojë takime dypalëshe me presidentin e Ukrainës Vollodimir Zelenski, me kryeministren Julija Sviridenko dhe me kryetarin e Kuvendit të Lartë të Ukrainës Rusllan Stefançuk.

Në delegacionin bëjnë pjesë ministrja e punëve të jashtme Nadezhda Nejnski, ministri i transportit dhe komunikimeve Korman Ismaillov, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, ministri i arsimit dhe shkencës Sergej Ignatov dhe ministri i energjetikës Trajço Trajkov, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova