Artikull
Numri i punëtorëve të huaj nga vendet jashtë BE-së rritet brenda një viti
Hënë 30 Mars 2026 13:28
Hënë, 30 Mars 2026, 13:28
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Modernizimi i dobët dhe cilësia e paqartë e fuqisë punëtore janë ndër rreziqet e importit të punëtorëve nga vendet e treta në Bullgari, thanë ekspertë gjatë një tryeze të rrumbullakët në Sofje. Ata theksuan se përdorimi i punës me kualifikim të ulët mund të ngadalësojë zhvillimin teknologjik të biznesit në vend. Kur fuqia punëtore është më e lirë, kompanitë kanë pak stimuj për të investuar në kapital, automatizim, teknologji të reja dhe për rritjen e produktivitetit. Një tjetër problem që përmendën pjesëmarrësit është se emigrantët dërgojnë të ardhurat e fituara në vendet e tyre të origjinës, duke larguar këto fonde nga ekonomia lokale.
Sipas Konfederatës së sindikatave të Pavarura në Bullgari, 46 000 punëtorë të huaj kanë pasur akses në tregun e punës në Bullgari gjatë vitit 2025, që përbën një rritje prej 28% brenda një viti. Punëtorët vijnë nga 86 vende, ndërsa më shumë janë nga Uzbekistani, India dhe Turqia, njoftojnë agjencitë BTA dhe BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova