SPORT

Artikull

72-vjeçari Bojan Lefterov është kampion evropian në 3000 m në Torun

Hënë, 30 Mars 2026, 14:43

Bojan Lefterov

Bojan Lefterov

FOTO: 5kmrun / arkiv

Madhësia e shkronjave

Në moshën 72vjeçare, Bojan Lefterov u bë kampion evropian në garën 3000 m në Kampionatin Evropian të Atletikës për veteranë në sallë, i zhvilluar në Torun (Poloni). Ai e përshkoi distancën për 11:29.62, duke e kaluar në mënyrë dramatike irlandezin Brian Lynch, i cili u rendit i dyti me 11:29.89, njoftoi në faqen e saj në Facebook iniciativa 5kmrun, e cila organizon çdo të shtunë në parqe të ndryshme në vend vrapime falas prej 5 km. Ata shtojnë se në 5kmrun Bojan ka 222 vrapime nga viti 2016 deri më sot, ndërsa koha e tij më e mirë atje është 17:41 (viti 2019).

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva