Artikull
Kryeministrat e Bullgarisë dhe Ukrainës nderuan viktimat e luftës
Hënë 30 Mars 2026 16:02
Hënë, 30 Mars 2026, 16:02
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Kryeministrat e Bullgarisë dhe
Ukrainës, Andrej Gjurov dhe Julia Sviridenko, nderuan të rënët në luftërat
ruso‑ukrainase në Kiev. Gjurov po zhvillon një vizitë në kryeqytetin ukrainas,
i shoqëruar nga një delegacion ministrash.
Gjatë vizitës së tij, Gjurov vizitoi
një ndërtesë banimi të shkatërruar nga goditje ruse me dronë. Sulmi ka ndodhur
më 31.07.2025. Rreth 30 banorë kanë humbur jetën, mes tyre 5 fëmijë, njoftoi në
Facebook Këshilli i Ministrave.
Në kuadër të vizitës, Ministrja e Punëve
të Jashtme, Nadezhda Nejnski, u takua me ministrin e jashtëm ukrainas, Andrii Sibiga,
i cili theksoi se në 43 shkolla në Ukrainë gjuha bullgare mësohet nga mbi 7000
nxënës.
Nadezhda Nejnski dhe Andrii Sibiga
FOTO: Mfa.bg
Nejnski i konfirmoi Sibigës mbështetjen
e Bullgarisë për Ukrainën në fushat e sigurisë, energjetikës dhe integrimit
evropian, si edhe pjesëmarrjen në mekanizmat për kompensimin e të prekurve dhe
kërkimin e përgjegjësisë nga Rusia. Parashikohet gjithashtu rikthimi i lidhjes
së drejtpërdrejtë hekurudhore Kiev–Varna/Burgas me linja testuese gjatë verës
së vitit 2026.
FOTO: Këshilli i Ministrave
Programi i kryeministrit të përkohshëm bullgar përfshin edhe një takim me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Këshilli i Ministrave, Mfa.bg