LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 31 marsin 2026

Shirat do të ndalen përkohësisht, por pasdite në jug do të rikthehen

Hënë, 30 Mars 2026, 19:35

Parashikimi i motit për 31 marsin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, ndërsa pak më të larta do të jenë vlerat në rajonet juglindore dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Për Sofjen pritet të jetë rreth 1°. Gjatë ditës, pas një ndalimi të shkurtër të reshjeve dhe shpërndarjes së reve, pasdite nga jugu pritet rikthimi i shiut. Në Bullgarinë Veriore moti do të jetë pa reshje dhe me më shumë orë dielli. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në Rrafshinën e Danubit era do të jetë mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në kryeqytet pritet të arrijnë rreth 11°.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë i vranët dhe me shi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 12°. Uji i detit do të jetë 7–8°. Lëkundja e dallgëve do të jetë rreth 2–3 ballë.

Në malet, moti do të jetë kryesisht i vranët. Pasdite nga jugu do të fillojnë reshjet e shiut, ndërsa mbi 1200 metra – reshje dëbore. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 3°, ndërsa në 2000 m deri në minus 2°.

Të mërkurën moti do të ndikojë nga një ciklon mesdhetar. Do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të shpeshta dhe të mëdha shiu, ndërsa në malet – dëbore. Në fushat më të larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në rajonin perëndimor të brezit kodrinor verior të malit Stara Pllanina, shiu do të kthehet në dëborë. Era do të fryjë nga verilindja, mesatare dhe e fortë. Temperaturat ditore do të ulen.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova