LAJME

Artikull

Një ekspozitë paraqet “Historinë e pabesueshme të alfabetit bullgar”

Martë, 31 Mars 2026, 04:55

Një ekspozitë paraqet “Historinë e pabesueshme të alfabetit bullgar”

FOTO: Organizatorët

Madhësia e shkronjave

Ekspozita “Historia e pabesueshme e Alfabetit Bullgar” do të hapet më 31 mars në orën 16:00 në Bibliotekën Kombëtare “Shën Kirill dhe Metodij”. Ajo do të tregojë me forcë dhe argumente mbresëlënëse rolin e Bullgarisë si krijuese dhe përhapëse kyçe e shkrimit në Evropë – një kontribut që ka ndryshuar rrjedhën e zhvillimit civilizues të gjithë botës sllave. 

Projekti ndjek mbi 1250 vjet zhvillim të shkrimit bullgar – nga krijimi i tij në Shkollën Letrare të Presllavit, deri te përhapja e tij në Evropën Lindore dhe shndërrimi në standardin e dytë më të përdorur të shkrimit në kontinent. 

Alfabeti bullgar është kontributi më i rëndësishëm i Bullgarisë në kulturën botërore. Historia e tij shpesh ka qenë e manipuluar dhe e falsifikuar. 

Sot, alfabeti bullgar është alfabeti i dytë më i përhapur në Evropë. Është paradoksale që ai njihet në botë me emrin “cirilik” ose “alfabet sllav”, gjë që nuk i përgjigjet së vërtetës historike. Vëllezërit Kirill dhe Metodij krijuan glagolicën (alfabetin glagolitik) si shkrim sllav, ndërsa emërtimi “cirilik” u shfaq për herë të parë në vitin 1563 në një përkthim kroat të Dhiatës së Re.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva