Artikull
Hënë 30 Mars 2026 18:24
Hënë, 30 Mars 2026, 18:24
FOTO: Unioni Bullgar i Futbollit
Madhësia e shkronjave
Bullgaria mposhti
Indonezinë me rezultat 1:0 në finalen e turneut FIFA Series 2026 në Xhakartë.
Goli u shënua nga Marin Petkov. Para kësaj, “luanët” fituan me 10:2 kundër
Ishujve Solomon, ndërsa Indonezia u përball me sukses me Saint Kitts dhe Nevis
duke fituar 4:0.
Ka edhe një lajm të
rëndësishëm lidhur me pjesëmarrjen e ekipit tonë në Indonezi. Federata Bullgare
e Futbollit njoftoi se do të ndihmojë për kthimin në atdhe të katër bullgarëve
që janë detyruar të qëndrojnë në Xhakartë prej disa javësh për shkak të
konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme. Ata kanë humbur fluturimet dhe nuk kanë
gjetur mënyrë për t’u kthyer në Bullgari.
Pasi janë lidhur me Federatën me kërkesë për ndihmë, vetë presidenti Georgi Ivanov ka reaguar menjëherë. Kështu, ata do të hipin në çarterin e ekipit kombëtar dhe do të kthehen në Sofje së bashku me të.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva