SHOQËRI

Artikull

Patriku bullgar shprehu mbështetje për Patrikanën e Jerusalemit

Martë, 31 Mars 2026, 09:39

Patriku bullgar shprehu mbështetje për Patrikanën e Jerusalemit

FOTO: Patrikana Bullgare

Madhësia e shkronjave

Patriku bullgar, Daniill, zhvilloi një bisedë telefonike me Patrikun e Jerusalemit, Teofili i Tretë, njoftoi shërbimi për shtyp i Kishës Ortodokse Bullgare. Gjatë bisedës, kreu i Patrikanës Bullgare shprehu shqetësim për lajmet tronditëse, nga vazhdimi i veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme dhe nga raportimet mbi kufizimin e aksesit në Kishën e “Ringjalljes së Krishtit” në Jerusalem.

Patriku i Jerusalemit e njohu Patrikun Daniill me situatën aktuale, duke theksuar garancitë që ka marrë se shërbesat fetare gjatë Javës së Madhe dhe periudhës së Pashkëve nuk do të ndërpriten, dhe se përfaqësuesit e kishave vendore do të kenë akses në kishë për marrjen e Zjarrit të Shenjtë, si çdo vit deri më tani.

Patriku bullgar Daniil shprehu mbështetje të pakushtëzuar për Patrikanën e shenjtë dhe të lashtë të Jerusalemit – “Nëna e Kishave” – dhe për besimtarët e saj shumë të vuajtur, të cilët po kalojnë përmes sprovave të mëdha.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova