Artikull
Bullgaria shprehu solidaritet me Ukrainën për viktimat e Buças
Martë 31 Mars 2026 13:30
Martë, 31 Mars 2026, 13:30
FOTO: MPJ
Madhësia e shkronjave
Ministrja në detyrë e punëve të jashtme, Nadezhda Nejnski, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në qytetin Buça në nder të mbi 500 qytetarëve civilë ukrainas, të vrarë në mars 2022 nga ushtarët rusë në qytet. Ngjarja u zhvillua brenda programit të Këshillit joformal të Ministrave të Jashtëm të Vendeve Anëtare të BE-së, i cili u mbajt nën organizimin e Ukrainës. “Në Buça shohim çfarë ka lënë pas Putin: vrasje, rrënoja dhe mizori”, deklaroi gjatë ceremonisë Nadezhda Nejnski, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme. Ajo që ndodhi në Buça nuk është vetëm një faqe tragjike e historisë së sotme të Ukrainës, por mbetet edhe një dëshmi e rëndë e shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare, të cilat nuk mund të injorohen ose të mbeten pa pasoja.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova