LAJME

Artikull

Eurostat: Bullgaria është vendi me kostot më të ulëta të punës në BE

Martë, 31 Mars 2026, 14:29

Eurostat: Bullgaria është vendi me kostot më të ulëta të punës në BE

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Kostot e punës në Bashkimin Evropian në vitin 2025 kanë arritur mesatarisht në 34.9 euro për orë, ndërsa vetëm në vendet e eurozonës – mesatarisht 38.2 euro për orë. Këtë e tregojnë të dhënat më të reja të agjencisë evropiane të statistikave, Eurostat.

Kostot më të ulëta të punës janë regjistruar në Bullgari – mesatarisht 12 euro për orë, e ndjekur nga Rumania – 13.6 euro dhe Hungaria – 15.2 euro. Kostot më të larta të punës në BE janë raportuar në Luksemburg – mesatarisht 56.8 euro për orë.

Në të njëjtën kohë, të dhënat tregojnë se kostot orare të punës në Bullgari vitin e kaluar kanë shënuar rritjen më të madhe – me 13.1%.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva