Artikull
Mërkurë 1 Prill 2026 04:00
Mërkurë, 1 Prill 2026, 04:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Shkrimtari
i dashur për breza bullgarësh, Dimitër Dimov, vdiq papritur më 1 prill 1966 në moshën 56 vjeç në
aeroportin e Bukureshtit, ndërsa priste fluturimin e kthimit për në Sofje. Një
ditë më herët, më 31 mars, ai udhëton për në kryeqytetin rumun për një takim në
cilësinë e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë. Shkrimtari niset nga
apartamenti i tij në rrugën “Krëstjo Sarafov” nr. 26, në lagjen “Llozenec” – sot shtëpia‑muze “Dimitër Dimov”.
Prej
50 vitesh, Muzeu Kombëtar i Letërsisë ruan trashëgiminë kulturore të Dimitër
Dimovit. Në shtëpinë e fundit të shkrimtarit, shkencëtarit, piktorit dhe
enciklopedistit, është ruajtur atmosfera e 12 viteve të fundit të jetës së tij,
si edhe pamja e çastit para nisjes së tij për në Bukuresht.
FOTO: Muzeu Kombëtar i Letërsisë
Në shtëpinë‑muze vizitorët mund të shohin kabinetin e punës së autorit të romaneve “Toger Benc”, “Shpirtra të dënuar”, “Duhani”, laboratorin e shkencëtarit dhe fotografit të pasionuar, si edhe një ekspozitë dokumentare që ndjek momentet e jetës dhe rrugëtimit të tij krijues.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva