Artikull
Martë 31 Mars 2026 18:19
Martë, 31 Mars 2026, 18:19
FOTO: IGM /Georgi Kazakov
Madhësia e shkronjave
Romani “Ostajnica” i shkrimtares bullgare Rene Karabash u përfshi në listën e shkurtër për Çmimin Ndërkombëtar “Booker”, njoftuan organizatorët në faqen e çmimit prestigjioz letrar, të cituar nga BTA.
Lista e shkurtër për vitin 2026 u përzgjodh nga juria e kryesuar nga shkrimtarja britanike Natasha Brown.
Përveç “Ostajnica” të Rene Karabash, lista e shkurtër përfshin edhe:
“The Nights Are Quiet in Tehran” të Shida Bazyar, “The Director” të Daniel Kehlmann, “On Earth As It Is Beneath” të Ana Paula Maia, “The Witch” të Marie NDiaye dhe “Taiwan Travelogue” të Yan Shuang‑zi.
Përzgjedhja është për veprën më të mirë në formë të gjatë letrare ose për një përmbledhje tregimesh, të përkthyera në anglisht dhe të botuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe/ose Irlandë midis 1 majit 2025 dhe 30 prillit 2026. Lista e gjatë prej 13 librash u shpall më 24 shkurt 2026, pasi u përzgjodh nga 128 vepra.
Fituesi do të shpallet më 19 maj 2026 në një ceremoni në “Tate Modern” në Londër.
Romani “Ostajnica”e çon lexuesin në botën e ashpër të Kanunit të Lekë Dukagjinit, i cili ende sundon në zona të izoluara të Ballkanit. Në të, gratë bëhen “virgjëresha të betuara” dhe marrin rolin e burrave, duke prerë flokët dhe duke veshur rroba burrash. Gjakmarrjet mes familjeve janë përditshmëri, dashuria barazohet me vdekjen, ndërsa gruaja vlerësohet sa njëzet qe. Kjo është një histori për njeriun dhe zgjedhjet që ai bën, të ndjekura nga pasojat e tyre të pakthyeshme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva