LAJME

Artikull

Sofja është mikpritëse e festivalit të parë të buzëqeshjes

Mërkurë, 1 Prill 2026, 04:55

Sofja është mikpritëse e festivalit të parë të buzëqeshjes

FOTO: Bashkia e Kryeqytetit

Madhësia e shkronjave

Edicioni i parë i “Sofia Smile Fest” mbledh nga 1 prilli humorin e Evropës dhe Ballkanit. Festivali i është kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Humorit dhe Shakasë, dhe iniciativa është e Fondacionit “Imeon‑Balkani”, e realizuar me mbështetjen financiare të programit “Kulturë” të Bashkisë së Sofjes. Ai bashkon një seri ekspozitash dhe ngjarjesh të dedikuara artit të karikaturës në hapësira të rëndësishme kulturore të qytetit. Programi përfshin ekspozita ndërkombëtare, ekspozita tematike dhe aktivitete interaktive të destinuara për një publik të gjerë. 

Në sheshin “Sllavejkov” në Sofje, më 1 dhe 2 prill do të ketë një ekspozitë posterash. Midis orës 11:00 dhe 16:00, sheshi do të shndërrohet në një skenë të hapur artistike. Mjeshtër të karikaturës nga Bullgaria dhe jashtë saj do të vizatojnë drejtpërdrejt, ndërsa banorët dhe vizitorët e Sofjes do të mund të marrin pjesë aktivisht, të takohen me artistët dhe madje të bëhen pjesë e ekspozitës me portretet e tyre të buzëqeshura. Ata do të mund të marrin pjesë edhe në një sesion të Jogës së të Qeshurit në orën 14:00, në katin e tretë të ndërtesës së Bibliotekës së Kryeqytetit.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva