LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 1 prillin 2026

Më 1 prill, pa shaka e pa mashtrime, moti do të jetë me vranësira dhe reshje

Martë, 31 Mars 2026, 19:39

Parashikimi i motit për 1 prillin 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3 dhe 8°. Në Sofje pritet të jetë rreth 4°. Para mesditës, në disa zona — kryesisht në jug të vendit dhe në rajonet malore — herë pas here do të ketë reshje shiu, ndërsa në pjesët më të larta të maleve reshje bore. Në veri të malit Stara Pllanina nuk priten reshje. Pasdite, nën ndikimin e një cikloni mesdhetar nga jugperëndimi, reshjet do të vazhdojnë dhe do të bëhen më të qëndrueshme. Era do të jetë mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në kryeqytet pritet të arrijnë rreth 10°.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me vranësira, me reshje kryesisht në pjesën jugore. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9 deri në 11°. Temperatura e ujit të detit është nga 8 deri në 9°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.

Në malet moti do të jetë me vranësira. Në shumë zona do të ketë reshje, më të qëndrueshme gjatë pjesës së dytë të ditës. Në zonat mbi 1300 metra mbi nivelin e detit reshjet do të jenë bore. Do të fryjë erë e fortë nga lindja-juglindja. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 5°, ndërsa në 2000 m do të zbresë deri në minus 1°.

Të enjten, që nga nata, reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, me sasi më të konsiderueshme në Bullgarinë Jugore dhe në zonat malore. Era do të kthehet nga veriperëndimi, duke sjellë ajër pak më të ftohtë edhe në zonat më të ulëta malore – mbi rreth 700–800 m shiu do të përzihet me borë ose do të kthehet në borë. Pasdite reshjet do të dobësohen dhe në shumë zona do të ndalen. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3 dhe 8°, ndërsa maksimalet ndërmjet 10 dhe 15°, më të ulëta në fushat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në brezin kodrinor verior të malit Stara Pllanina.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova