Artikull
Shpallën datat për Konferencën Vjetore të shkollave bullgare jashtë vendit
Martë 31 Mars 2026 21:10
Martë, 31 Mars 2026, 21:10
FOTO: Shoqata e Shkollave Bullgare jashtë Vendit (ABUÇ)
Madhësia e shkronjave
Shoqata e Shkollave Bullgare jashtë Vendit (ABUÇ) shpalli në faqen e saj datat e Konferencës Vjetore për vitin 2026. Ajo do të zhvillohet nga 21 deri më 23 korrik në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Pjesëmarrësit do të diskutojnë temën: “Shkollat bullgare jashtë kufijve – hapësirë për identitet, kulturë dhe përkatësi”.
Informacioni për programin e forumit dhe regjistrimin do të njoftohet shtesë, thekson ABUÇ.
Shoqata e Shkollave Bullgare jashtë Vendit (ABUÇ) është një organizatë vullnetare, e pavarur, joqeveritare dhe jopolitike me seli në Sofje. Ajo u krijua në vitin 2007 me qëllim të mbështesë veprimtarinë e shkollave dhe qendrave arsimore bullgare jashtë Bullgarisë dhe të promovojë gjuhën dhe kulturën bullgare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva