Artikull
Trafiku kufitar është normal, fluksi i kamionëve drejt Turqisë është rritur
Mërkurë 1 Prill 2026 09:51
Mërkurë, 1 Prill 2026, 09:51
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku është i dendur në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” për automjetet e mallrave që kalojnë drejt Turqisë, njofton Policia Kufitare. Në kufijtë e vendit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, lëvizja zhvillohet normalisht. Për shkak të një riparimi të planifikuar, kalimi në urën e Danubit pranë Rusës kryhet me faza, vetëm në një korsi.
Në tre muajt e parë të vitit 2026, në rrugët e vendit kanë humbur jetën 86 persona. Në 1231 aksidente të rënda janë plagosur 1538 persona, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në faqen e saj. Vetëm gjatë muajit mars, në 424 aksidente të rëndësishme kanë humbur jetën 27 persona, ndërsa të plagosurit janë 529. Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka viktima; 17 persona janë plagosur në 12 aksidente rrugore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva