LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 2 prillin

Në 19 rajone të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore është dhënë kod për reshje të rrezikshme

Mërkurë, 1 Prill 2026, 19:40

Parashikimi i motit për 2 prillin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të enjten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4 dhe 9°. Për Sofjen pritet të jetë 4°. Mbi vend do të jetë vranët. Në shumë zona do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Jugore dhe në male me sasi të konsiderueshme. Era do të jetë mesatare, përkohësisht e fortë nga verilindja, pasdite në rajonet jugore qendrore nga jugu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 12°. Në kryeqytet rreth 7°. 

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë vranët me reshje shiu, në bregdetin jugor me sasi më të mëdha. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9 deri në 10°. Temperatura e ujit të detit është 8–10°. Dallgëzimi i detit do të jetë i fortë, rreth 3–4 ballë. 

Në male do të jetë vranët me reshje shiu, në rajonin Rilla-Rodope dhe në Stara Pllanina me sasi të konsiderueshme. Në zonat mbi 1400–1800 metra lartësi shiu do të kalojë në borë. Do të fryjë erë e fortë nga jugu-juglindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 2°, në 2000 m deri në minus 2°. 

Të premten do të mbetet vranët me reshje, por më të dobëta dhe me ndërprerje më të gjata. Era do të dobësohet, për pak kohë do të ketë drejtim jugor, më pas do të kthehet nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat ditore do të rriten dhe maksimalet do të jenë ndërmjet 12 dhe 17°.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva