Artikull
Mërkurë 1 Prill 2026 15:27
Mërkurë, 1 Prill 2026, 15:27
Ivan Ivanov
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Komiteti Olimpik Bullgar nominoi tenistin Ivan Ivanov për çmimet “Pjotr Nurovski”, të cilat u jepen sportistëve më të mirë të rinj nga Komitetet Olimpike Evropiane. Ivan Ivanov e përfundoi vitin 2025 si numri një në renditjen botërore për moshat nën 18 vjeç, çka i solli shpalljen kampion bote për të rinj nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF). Ai është bullgari i parë që e mbyll vitin si numri 1 në renditjen e ITF për të rinj. Ivanov fitoi gjithashtu titujt në garën individuale për të rinj në dy turne të Grand Slam-it – Wimbledon dhe US Open. Talenti u shpall gjithashtu sportisti më i mirë i ri i Bullgarisë.
Fituesja e fundit e këtij çmimi prestigjioz të Komiteteve Olimpike Evropiane, por në edicionin dimëror, është Malena Zamfirova. Snowboardistja u bë bullgarja e parë që e fiton këtë çmim.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova