EKONOMI

Artikull

Çmimet nën vëzhgim nga Shtabi i krizës

Mërkurë, 1 Prill 2026, 17:09

Çmimet nën vëzhgim nga Shtabi i krizës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveria në detyrë po krijon një Komitet Krize për koordinimin e monitorimit dhe kontrollit të çmimeve të mallrave dhe karburanteve si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Ky shtab do të kërkojë informacion mbi gjendjen dhe ndryshimet e çmimeve të mallrave dhe karburanteve për shkak të konfliktit, si dhe për masat që po merren për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve nga grupi ndërministror i punës, i krijuar me urdhër të kryeministrit në detyrë. Struktura e re do të udhëhiqet nga kryeministri Andrej Gjurov dhe do të përfshijë ministrat e financave, ekonomisë dhe industrisë, energjetikë, transportit dhe komunikacioneve, bujqësisë dhe ushqimit, zhvillimit rajonal dhe urbanistikës, si dhe të punës dhe politikës sociale.


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova