SHOQËRI

Artikull

Ekspozita tregon historinë e psikologjisë në Bullgari

Enjte, 2 Prill 2026, 04:10

Ekspozita tregon historinë e psikologjisë në Bullgari

FOTO: Ani Petrova, BNR

Madhësia e shkronjave

Një ekspozitë me temë “Historia e psikologjisë në Bullgari” hapet më 2 prill në sallën qendrore të Rektoratit të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Sofje. Ekspozita tregon zhvillimin e shkencës psikologjike në Bullgari – nga krijimi i laboratorit të parë të psikologjisë eksperimentale më 1904 deri në ditët e sotme. Prezantohen gjithashtu instrumente origjinale të përdorura në laboratorin e parë eksperimental të psikologjisë në botë, të themeluar më 1879.

Ekspozita u rregullua me rastin e Ditës së Psikologut – 4 prill dhe mund të vizitohet deri më 9 prill 2026.


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova