Artikull
Të huajt me leje qëndrimi dhe pune mund të ndryshojnë punëdhënësin
Projektligji u siguron të drejtën të qëndrojnë në Bullgari edhe në periudha papunësie
Mërkurë 1 Prill 2026 18:26
Mërkurë, 1 Prill 2026, 18:26
FOTO: Dhoma Industriale Bullgare
Madhësia e shkronjave
Një projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Huajt në Republikën e Bullgarisë parashikon që personat që mbajnë “Lejen e Unifikuar për Qëndrim dhe Punë” të kenë mundësinë ligjore të ndryshojnë punëdhënësin e tyre gjatë qëndrimit në vend. Aktualisht, ligji nuk lejon që të huajt me leje qëndrimi të gjatë të ndryshojnë punëdhënësin gjatë qëndrimit në territorin e Bullgarisë, raporton BTA.
Projektligji parashikon gjithashtu që, në rast të humbjes së punës, të mos hiqet menjëherë e drejta e qëndrimit të të huajit. Këta qytetarë do të mund të regjistrohen në Zyrën e Punës gjatë periudhave të papunësisë, pa kjo të çojë automatikisht në ndërprerjen e qëndrimit të tyre ligjor.
Parashikohet gjithashtu që, me ndryshimet në Ligjin për Shëndetësinë, të garantohet qasja në shërbime shëndetësore për qytetarët e vendeve të treta që kalojnë procedurat e kontrollit shëndetësor.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova