Artikull
Enjte 2 Prill 2026 05:55
Enjte, 2 Prill 2026, 05:55
FOTO: YouTube/Atazar
Madhësia e shkronjave
Atazar është pseudonimi artistik i producentit muzikor Atanas Zajkov, i cili tani prezanton një version të ripunuar të këngës “Amulet”. Ashtu si në shumicën e projekteve të fundit të Atazar, edhe kjo këngë përfshin motive folklorike bullgare. Në këtë rast, ato pasurohen nga vokalet karakteristike të këngëtares nga rajoni etnografik Graovo, Dijana Vasileva, si dhe nga tingulli i gajdes.
“Amulet” shënoi një sukses të madh – ajo u hodh në treg nga një prej tre kompanive më të mëdha muzikore në botë. Atazar tregon: “Kënga arriti vendin e parë në Top 100 në Qipro, vendin e 9-të në Top 100 në Rusi dhe vendin e 24-të në Top 100 të muzikës së vallëzimit në Gjermani. Në shumë prej mesazheve që mora, njerëzit më pyesnin pse nuk kishte një version tjetër të ripunuar, prandaj vendosa ta bëj, duke e sjellë këtë herë këngën në një stil elektronik me ritme të forta vallëzimi, të kombinuara me elemente muzikore me origjinë afrikane, që i japin një ndjesi më moderne dhe energjike. Vokalet bullgare dhe gajdja ndërthuren shumë bukur me këtë stil dhe i japin atij një ngjyrim shtesë etno, si edhe një ndjesi të këndshme misteri.”
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova