Enjte 2 Prill 2026 10:22
Enjte, 2 Prill 2026, 10:22
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Lëvizja përmes të gjitha pikave dhe kalimeve kufitare të vendit drejt Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut është e hapur dhe zhvillohet normalisht, njoftoi Policia Kufitare. Përmes urës së Danubit pranë Rusеs, qarkullimi kryhet në mënyrë të pjesshme në një korsi për shkak të një riparimi të planifikuar të objektit, i cili është ndërtuar në vitin 1954.
Drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me kujdes të shtuar deri më 3 prill, të premten, në zonën e qytetit të Sandanskit, për shkak të mirëmbajtjes së një porte të sistemit të pagesës së rrugës. Midis orës 10 dhe 11, qarkullimi do të ridrejtohet pjesërisht në një korsi, paralajmëron Agjencia e Rrugëve.
Në 14 aksidente të rënda në vend gjatë 24 orëve të fundit janë plagosur 16 persona, nuk ka të vdekur, njofton Policia Rrugore. Që nga fillimi i vitit, në 1246 aksidente në vend janë plagosur 1554 persona dhe kanë humbur jetën 87.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva