LAJME

Artikull

Qeveria teknike po përgatit projekt për një buxhet të rregullt shtetëror

Enjte, 2 Prill 2026, 11:30

Ministri i Financave në detyrë Georgi Klusurski

Ministri i Financave në detyrë Georgi Klusurski

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveria teknike po përgatit një projektbuxhet të rregullt, të cilin do ta propozojë nëse në parlamentin e ardhshëm nuk ka shumicë qeverisëse, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) Ministri teknik i Fnancave, Georgi Klisurski. 

Ai njoftoi se kabineti teknik do të paraqesë një kërkesë në Komisionin Evropian për këstin e katërt të Planit për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, me vlerë rreth 900 milionë euro. Ministri paralajmëroi se vendi mund të humbasë deri në 800 milionë euro për shkak të projektligjeve të papranuara nga parlamenti për reforma në energjetikë dhe furnizimin me ujë. 

Ndërkohë, Ministria e Financave njoftoi se deficiti buxhetor deri në fund të shkurtit është 569 milionë euro. Kjo përbën 0,5% të PBB‑së së pritshme. Bilanci i pagesave është pozitiv me mbi 212 milionë euro ose 0,2% të PBB‑së së parashikuar. Rezerva fiskale është 6 606 miliardë euro.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva