LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 3 prillin

Do të mbetet me vranësira dhe reshje, temperaturat maksimale ditore do të rriten

Enjte, 2 Prill 2026, 19:40

Parashikimi i motit për 3 prillin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të premten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4 dhe 9°. Për Sofjen pritet të jenë 5°. Gjatë ditës moti do të mbetet kryesisht me vranësira dhe në shumë zona do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e dobët nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 11 deri në 16°. Në kryeqytet rreth 11°. 

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira dhe reshje në jug të malit Stara Pllanina. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 15°. Uji i detit është 8–10°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2–3 ballë. 

Në male do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa mbi rreth 1800 metra lartësi – me reshje bore. Do të fryjë erë mesatare nga jugu‑juglindja, por deri në fund të ditës do të kthehet nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 6°, ndërsa në 2000 m deri në minus 2°. 

Të shtunën moti do të mbetet kryesisht me vranësira, me reshje të shkurtra në disa zona, më të shpeshta në orët e pasdites. Temperaturat ditore do të rriten dhe maksimalet do të arrijnë deri në 17° në disa vende.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva