LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

Një numër i madh sinjalesh për shkelje zgjedhore

Enjte, 2 Prill 2026, 15:28

Emill Deçev

Emill Deçev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Dy javë para zgjedhjeve parlamentare, sinjalet për krime zgjedhore janë disa qindra për qind më shumë krahasuar me ato të paraqitura në zgjedhjet e mëparshme në tetor 2024, njoftoi ministri i brendshëm në detyrë Emill Deçev në Ballçik, ku mori pjesë në hapjen e ndërtesës së rinovuar të Shërbimit Rajonal “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. “Për ne kjo tregon një besim më të madh të qytetarëve në punën e drejtuesve të rinj të ministrisë së brendshme dhe pikërisht sepse besimi është i rritur, sinjalet janë më të shumta”, komentoi ministri. Emill Deçev bëri të ditur se po punohet mbi sinjale me skema të ndryshme. “U konfiskuan lista me emra, përfshirë edhe karta identiteti që u gjetën në të njëjtën dhomë me listat. Në të njëjtin vend u zbuluan edhe para”, sqaroi ai. Ministri siguroi se ministria e brendshme punon pa standard të dyfishtë dhe jo vetëm në zona të caktuara. Sipas tij, edhe në floktore zbulohen lista me emra dhe para të përgatitura.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova