Artikull
Filmi për të mbijetuarit e kampit të përqendrimit Belene
Një plagë e hapur nga historia jonë e afërt
Premte 3 Prill 2026 05:35
Premte, 3 Prill 2026, 05:35
FOTO: news.nbu.bg
Madhësia e shkronjave
Filmi dokumentar “Të fundit nga kampi i përqendrimit në Belene” do të ketë shfaqjen e tij premierë në kinema “Lumiere” në Sofje. Filmi tregon historitë e qytetarëve bullgarë me origjinë turke, të cilët u dërguan në kampin Belene sepse refuzuan të ndryshojnë emrat e tyre gjatë procesit të ndërrimit të emrave në vitet 80-të të shekullit të kaluar. “Të fundit nga kampi i përqendrimit në Belene” ndjek për herë të parë në këtë shkallë fatin e disa nga mbijetuarit në kampin në ishullin danubian, Persin, ku ishin internuar mbi 500 mësues, studentë, agronomë, sportistë dhe qytetarë të thjeshtë. Filmi kujton edhe madhësinë e ngjarjeve rreth ashtuquajturës “eksodi i madh” në vitin 1989, kur rreth 400 mijë njerëz u dëbuan me forcë nga vendi. Regjisor i filmit është Dimitër Kocev-Shosho, ndërsa skenaristi është gazetari Hristo Hristov, studiues i arkivave të Sigurimit të Shtetit dhe të së kaluarës sonë totalitare.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova