LAJME

Artikull

Rrota ferrisi më e lartë në vend

Banorët dhe vizitorët e Sofjes do të kenë mundësi të shijojnë pamje panoramike nga lart

Premte, 3 Prill 2026, 05:55

Rrota ferrisi më e lartë në vend

FOTO: SunFest Sofia

Madhësia e shkronjave

Që nga 3 prilli, banorët dhe vizitorët e Sofjes do të mund të shijojnë një lloj të ri pamjeje panoramike. Brenda festivalit SunFest Sofia, ata do të mund të ngrihen deri në 40 metra lartësi me anë të një rrote ferrisi, e cila me madhësinë e saj mbresëlënëse është më e larta në vend. “Ky atraksion do të ofrojë një mundësi unike për të shijuar pamje mahnitëse të qytetit nga lart dhe për të përjetuar një moment të ndryshëm dhe emocionues me familjen dhe miqtë”, thonë organizatorët nga makaroon.bg. Shtëpia e këtij objekti më të ri dhe më emocionues është Kopshti i Princit në zemër të Sofjes. Gjatë festivalit, vizitorët mund të ndalen edhe te të ashtuquajturat shtëpiza festivalesh, ku mund të shijojnë oferta klasike Street food, kokteje origjinale dhe akullore tradicionale italiane, akullore tajlandeze, ëmbëlsira të rafinuara. Në Kopshtin e Princit do t’i presin gjithashtu atraksione familjare, lojëra dhe surpriza, që do të sjellin buzëqeshje dhe kujtime të këndshme.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova