LAJME

Artikull

Bullgaria është pjesë e koalicionit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Premte, 3 Prill 2026, 09:30

Bullgaria është pjesë e koalicionit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

FOTO: Reuters

Madhësia e shkronjave

Ministrja e jashtme në detyrë, Nadezhda Neijnski, konfirmoi qëndrimin e Bullgarisë se do të mbështesë të gjitha përpjekjet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit për lundrim të lirë. Sofja nuk do të mbështesë dhe nuk do të marrë pjesë në veprime ushtarake për arritjen e këtij qëllimi të përbashkët, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me kolegë nga mbi 40 shtete në mbarë botën, Nejnski mori pjesë në një takim me videokonferencë të organizuar nga ministrja e jashtme britanike, Ivet Kupër, mbi lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Nejnski shprehu solidaritet dhe mbështetje për vendet e Gjirit dhe dënoi sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile dhe anijeve tregtare.

Koalicioni shumëkombësh do të synojë “mobilizimin kolektiv të të gjithë spektrit të instrumenteve diplomatike dhe ekonomike” për të siguruar “hapje të sigurt dhe të qëndrueshme” të ngushticës. Një nga këto instrumente mund të jenë sanksione të reja ekonomike kundër regjimit iranian, theksoi Kupër.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova